3.5 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Shpërbëhet Bundestagu, shpallen zgjedhjet e parakohshme

- Advertisement -

Presidenti Steinmeier ka vendosur të shpërbëjë Bundestagun dhe ka shpallur zgjedhjet e parakoshme. Zgjedhjet janë të domosdoshme, sepse qeveria ka humbur shumicën parlamentare.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka vendosur që të shpërbëjë Bundestagun dhe ka shpallur zgjedhjet e parakoshme në Gjermani. Pas konsultimeve me të gjitha partitë, ai vendosi që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 23 shkurt 2025. “Në kohë të vështira, nevojitet një qeveri e aftë për të vepruar”, tha presidenti Frank-Walter Steinmeier, pas vendimit për shpërbërjen e Bundestagut.

Krerët e partive politike: SPD, Unionit CDU/CSU dhe partitë e tjera kanë rënë dakord që të kërkohen zgjedhje të reja dhe të kërkohet një shumicë që ofron stabilitet, në këto kohëra të vështira. Partitë tani synojnë të kenë një qeveri efektive dhe një shumicë të qëndrueshme, shpjegoi Steinmeier në vendimin e tij për shpërbërjen e Bundestagut dhe shpalljen e zgjedhjeve. Zgjedhjet e parakohshme janë bërë të domosdoshme pasi që kancelari Scholzdhe qeveria e tij humbën në Bundestag votëbesimin. Më parë kancelari ka liruar nga detyra ministrin e FDP Lindnder, që rezultoi edhe me daljen e kësaj partie nga koalicioni i deritanishëm mes SPD, ekologjistëve dhe liberalëve. Në këtë mënyrë qeveria humbi edhe shumicën në Bundestag.

Rastet e jashtëzakonshme

Shpërbërja e Bundestagut dhe zgjedhjet e parakohshme në Gjermani janë shumë të rralla. Ishte kjo hera e gjashtë pas Luftës së Dytë Botërore, që një kancelar kërkoi votëbesim. Në tre raste, qeveria e ka përfunduar para kohe mandatin. Kjo i ka ndodhur kancelarit Willy Brandt (SPD) në 1972, Helmut Kohl (CDU) në 1982 dhe Gerhard Schröder (SPD) në 2005. Dhe tani kancelarit Scholz. Partitë politike kanë paraqitur ndërkohë edhe programet e tyre zgjedhore dhe kandidatët për kancelar/e: Olaf Scholz, Friedrich Merz, Robert Habeck dhe Alice Weidel. Dikush prej tyre do të jetë edhe kancelari/kancelarja e Gjermanisë pas zgjedhjeve të parakoshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit