-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

“Shpenzova 10 milionë paund…”, oligarku rus paralajmëron Tom Cruise për Elsina Kairova: Duhet ta mbajë portofolin…

- Advertisement -

Prej disa ditësh po përflitet që aktori i famshëm i Hollywood-it, Tom Cruise, është në një lidhje dashurie me rusen, Elsina Kairova.

“Daily Mail” shkruan se 36-vjeçarja është vajza e një parlamentari socialist të njohur rus dhe ish-bashkëshortja e një oligarku tregtar diamanti.

Ndërkohë Cruise dhe Kairova u panë në një festë në Mayfair të Londrës.

“Ata ishin të pandashëm dhe dukej qartë se ishin çift”, tha një i ftuar në festën në fjalë. Tom dhe Elsiba u shfaqën në festën në sheshin Grosvenor dhe janë larguar së bashku në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë ish-bashkëshorti i Elsina paralajmëroi së fundmi Tom Cruise se ai duhet të jetë i përgatitur për të dhe ta mbajë portofolin hapur sepse ajo ka shije tepër të shtrenjta dhe luksoze.

Dmitry Tsvetkov, paralajmëroi Cruise se gruaja në fjalë është e vështirë për t’u kënaqur dhe pretendon se ai shpenzoi 10 milionë paund për rroba dhe 2 milionë të tjera për çanta gjatë martesës së tyre të trazuar 11-vjeçare.

Duke folur ekskluzivisht për “MailOnline” nga rezidenca e tij në Surrey, manjati Tsetkov tha:

“Pavarësisht se më kë ajo është, Tom Cruise apo dikush tjetër, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se asaj i pëlqejnë gjërat e bukura dhe ka shije të shtrenjtë dhe luksoze. Tom duhet t’i mbajë sytë dhe portofolin hapur”.

Tsetkov, i cili e bëri pasurinë e tij me diamante dhe miniera, pretendon se beteja e tij e ashpër 3-vjeçare e divorcit i kushtoi plot 150 milionë paund.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit