Djali i Priscilla Presley, Navarone Garibaldi, ka thyer heshtjen në lidhje me varësinë e tij ndaj fentanilit që për pak sa nuk e vrau.
Muzikanti ka thënë se ka qenë nëna e tij që e ka ndihmuar që të kapërcejë këtë varësi. 36-vjeçari është i biri i 78-vjeçares dhe producentit të flimit, Marco Garibaldi, 68 vjeç.
Navarone zbuloi se po shpenzonte 3,000 dollarë në muaj për fentanil – që është 40 herë më i fortë se heroina – pasi fillimisht u bë i varur kur e mori pa vetëdije me droga të tjera rekreative.
“Heroina do të zgjaste rreth gjashtë deri në tetë orë, por fentanilin duhet t’a bësh çdo 45 minuta, ose përndryshe fillon e sëmurësh”, ka thënë ai për “The Sun”.
Ndërsa duke folur për shërimin e tij, 36-vjeçari tha: “Më ndihmoi mamaja, isha i padisponueshëm, isha i padobishëm. Ajo më ndihmoi të bëja gjithçka”.
Familja e famshme, e cila ka një histori varësie, së fundmi gjysmë-motra e Navarone, Lisa Marie, u gjet me opioidë në gjakun e saj në janar të vitit 2023.