Ashten Empire, në moshën 28-vjeçare, ka investuar më shumë se 40 mijë dollarë për t’u bërë si idhulli i saj: Kim Kardashian. Ashten ka një qëllim në jetë: të jetë po aq e njohur sa ikona e saj e admiruar, sepse ajo gjithashtu beson se mund të fitojë shumë para duke u shtirur si kopja e saj.
Operacionet e ndryshme që ajo ka bërë, duke përfshirë kirurgjinë e gjoksit dhe ngritjen e të pasmeve, janë si shtesë e një sërë trajtimesh, si mbushje, botox dhe procedura të tjera estetike.