27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Shpenzoi 34 mijë euro në operacione për të pasur trupin perfekt dhe nuk është pendua

- Advertisement -

Scarlet Black nga Britania e Madhe filloi të investojë në trupin e saj në fillim të vitit 2021, kur peshonte deri në 160 kilogramë, sepse e teproi me ushqimin e padëshiruar gjatë pandemisë.

Tani ajo ka një trup të formësuar dhe për ta arritur atë ka shpenzuar 36.000 dollarë (34.000 euro) – njofton NY Post dhe nuk është penduar për këtë, edhe pse ishin paratë e kursimeve për ta blerë shtëpinë e ëndrrave.

Ka bërë deri në 13 procedura të kirurgjisë plastike, duke përfshirë tri operacione në gjoks, një ngritje braziliane të të pasmeve, liposuksion dhe një heqje lëkure në krahët e saj, në mënyrë që të ketë një ‘trup ëndrrash’ kur nuk e ka më ëndrrën e saj për shtëpi.

“Jetoni në trupin tuaj më shumë se në shtëpinë tuaj, kështu që unë e shikoj këtë vetëm si një investim”, ka deklaruar ajo.

27-vjeçarja nuk u ndal me operacionet dhe shpenzoi pothuajse 2.000 dollarë më shumë se kursimet e saj për shtëpinë e re. Pavarësisht gjithçkaje, Scarlet thotë se do ta bënte sërish të njëjtën gjë dhe se jeta e saj pas operacioneve është fantastike.

Ajo ka filluar të kursejë sërish për një shtëpi të re dhe planifikon ta blejë atë në vitin 2024 ose 2025.

Të ngjashme

Të fundit