7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Shpenzimet e Qeverisë, Shala: Niveli i luksit qeveritarë është në shkallën e paparë deri më tani

- Advertisement -

Edhe pse ishte premtuar një Qeveri anti-luks, tashmë luksi qeveritarë ka arritur në nivel të paparë nga qeveritë e kaluara.

Kështu tha për “Gazeta Blic” deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala.

“Është e vërtetë që Qeveria Kurti gjatë fazës së parë të ardhjes në pushtet kishte premtuar reduktim të shpenzimeve në të gjitha nivelet administrative dhe menaxhuese, fatëkeqësisht i ka shkelur të gjitha këto premtime. Tashmë niveli i luksit qeveritarë është në shkallën e papamë deri tash nga asnjë qeveri, shikoni vizitat jashtë vendit, shikoni pagesat e këshilltarëve, shikoni projektet por mbi të gjitha shpenzimet janë edhe në pjesën e veturave”, deklaroi ai.

Deputeti tha se për këtë vit kanë qenë të planifikuara disa miliona euro, sipas tij për blerje të makinerisë.

“Vetëm në pjesën e buxhetit nëse i shohim këtë vit të planifikuara kanë qenë disa milionë euro pjesë e makinerisë që kanë qenë të planifikuara për blerje dhe luksi tjetër që ka qenë i paparë deri më tani”, tha ai.

Shala quajti parat publike shpenzime luksi siç tha ai, të qeverisë aktuale.

“Pra në esencë ne kemi jashtëzakonisht shpenzimë të parasë publike, në pjesën e asaj që janë shpenzime luksi të qeverisë”, përfundoi deputeti nga PDK-ja, Ferat Shala.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit