-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Shpenzimet e deputetëve, reagon ish-deputeti Grainca që i kishte kërkuar Kuvendit të mos i ndante para shtesë

- Advertisement -

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca ka reaguar pas një postimi të Ilir Kërçelit, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili tha se një deputet i LDK-së për dy vjet ka shpenzuar rreth 10 mijë euro para të shtetit për udhëtim.

Një postim, Kërçeli pak më vonë e shtoi një fjali në të cilën theksoi se nuk e ka fjalën për ish-deputetin Blerim Grainca.

“Reagim: Sipas Gazetes Express, njefar alamet këshilltari i Kryetarit të Kuvendit, Ilir Kerqeli me paska akuzuar që unë paskam shpenzuar 10.000 euro para të Kuvendit pergjate Viteve 2010 – 2011.
I tregoj atij pseudo këshilltari dhe opinionit të dashur që unë mandatin e Deputetit e kam filluar në fundin e vitit 2014. Shihemi në Gjykate me ata që plasojne lajme te pa verteta”, ka shkruar Grainca.

Ish-deputeti i LDK-së nga Ferizaj është përfolur shumë këto ditë si shembull i mirë i deputetit, pasi u publikua një letër e tij në vitin 2015, ku ai i kërkonte Kuvendit që të mos i ndante para për udhëtim.

Grainca theksonte se po jetonte në Prishtinë dhe s’kishte nevojë për ato para.

Ajo letër e Graincës u publikua dhe u shpërnda gjithandej, pas raportimeve të mediave të enjten dhe të premtën lidhur me shpenzimet për udhëtim të disa deputetëve të kësaj legjislature.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit