8.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Shpend Ahmeti: S’jam pishman që kam qenë në VV, m’i kanë fshirë fotografitë e emrin nga faqet e tyre

- Advertisement -

Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Prishtinës, ka thënë në “Pressing” të T7, të hënën se “nuk është penduar që ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje”.

”Nuk jam pishman që kam qenë në Vetëvendosje”, ka thënë Ahmeti përkundër se shtoi se “atë dhe Dukagjin Goranit iu kanë fshirë fotografitë e emrat nga faqet e tyre”.

Më pas Ahmeti foli për zhvillimet e fundit, duke thënë se shqetësimin e ka në dëmin që sipas tij “është bërë në popull”.

Sipas tij, gjërat që para një kohe ishin të papranueshme tashmë janë bërë si të pranueshme në diskutimet popullore.

“Sot e kam hallin që dëmi është në popull, problemi është që në diskutimet popull është e pranueshme që ka qenë e papranueshme para 10 viteve. Psh sot me u bë ndonjë sulm ndaj Gjykatës Kushtetuese, nuk besoj që populli çohet në protesta. Sot është bërë e pranueshme me tha Escobari, ai ky, me Serbinë”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit