0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen – Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

- Advertisement -

Së pari Rodri, pastaj Gelson Bremer, Dani Carvajal  dhe Duvan Zapata. Javët e fundit janë shënuar një sërë lëndimesh të rënda të lojtarëve.

Por a është e vërtetë që në futboll është shtuar numri i dëmtimeve?  Nuk është një përshtypje e gabuar dhe këtë është përpjekur të shpegojë La Repubblica, në një analizë të Matteo Pincit. 

Shtimi i ndeshjeve është një faktor kryesor në rritjen e problemeve fizike. Midis ekipeve kombëtare dhe klubeve, një top lojtar mund të luajë mbi 70 ndeshje në sezon: sipas ekspertëve, askush nuk duhet të luajë më shumë se 55.  

Dhe gjysma e minutave të luajtura nga një skuadër ndikon vetëm te 8 lojtarë, mesatarisht.  

Luhet çdo 4 ditë e gjysmë dhe kilometrave të udhëtimit i shtohen kilometrat në fushë: më shumë ndeshje jashtë, por edhe turne transoqeanike në verë.  

Një futbollist që ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian të fundit ka kaluar 260 ditë me klubin, 63 me kombëtaren dhe vetëm 42 ditë pushim mes pushimeve dhe pushimeve gjatë sezonit.  

Sikur të mos mjaftonte kjo, sezoni që nisi në mes të gushtit do të jetë ai me më shumë ndeshje në histori: mes Ligës së Kampionëve me sistemin e ri dhe Kupës së Botës për Klube, ku një lojtar mund të luajë deri në 15 ndeshje të tjera ekstra.

Është një fakt që të bën përshtypje: Kylian Mbappe, në moshën 25 vjeçare, ka luajtur tashmë të njëjtin numër ndeshjesh që kishte luajtur Micheal Platini në kohën e pensionimit të tij , kur ishte 32 vjeç.  

E gjithë kjo shkonte te dëmtimet sidomos në ligamente, ku në fakt kanë dhjetë herë më shumë gjasa që të lëndohen gjatë ndeshjeve sesa në stërvitje.  

Dhe lodhja është ndër shkaqet kryesore: futbollistët që luajnë më shumë janë më të ekspozuar, edhe për shkak të lodhjes, ndaj lëvizjeve të papritura ose më pak të kontrolluara. Pikërisht ato që favorizojnë lëndimet e ligamenteve.  

Në anën tjetër, edhe  intensiteti i lojës ka ndryshuar shumë dhe shihet qartë. Të dhënat që e demonstrojnë këtë më shumë se çdo tjetër janë rritja e ndjeshme e shpejtësisë së topit: krahasuar me vitet 1980 dhe 1990. 

Lëvizje gjithnjë e më të shpejta, gjithnjë e më ekstreme. Dhe që rëndon gjithmonë mbi lojtarët. Kur ligamenti çahet, duhen mesatarisht 6 muaj e gjysmë për t’u rikthyer në stërvitje dhe një tjetër për të parë sërish fushën.  

Në jetën e një futbollisti do të thotë, mesatarisht, të humbasësh pothuajse një sezon të tërë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit