19.6 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

“Shpejtësi marramendëse”, detaje të reja nga aksidenti në Luksemburg ku humbën jetën tre të rinj kosovarë

- Advertisement -

Tre nga pesë viktimat e aksidentit tragjik në Luksemburg, janë të rinj kosovarë.

Fqinji i familjarëve të tre viktimave të aksidentit tragjik në Luksemburg, Rezart Dani ka dhënë për Klankosova.tv, detaje të reja mbi rastin.

”Thuhet që është faji i shoferit Edonikut, i cili ka ecur me shpejtësi marramendëse”.

Ndër tjera ai foli edhe mbi pronësinë e automjetit.

”Makina ka qenë e babait te tij”.

”Makinë luksoze, por nuk duan ta publikojnë. Trupat janë karbonizuar dhe ndarë në disa pjesë dhe mezi po identifikohen”.

Dani për Klankosova.tv tha se dy personat e tjerë të implikuar në aksident, me kamion, të vdekur edhe ata, janë boshnjakë nga i njëjti qytet.

Lidhur me rastin e rëndë autoritetet e sigurisë në Luksemburg, po vazhdojnë hetimet dhe ekspertizat.

Kujtojmë se aksidenti fatal në Luksemburg, mori jetën e 19-vjeçarit, Edonik Kastratit – nga Peja, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj – vëllezër, nga Isniqi i Deçanit.

Të ngjashme

Të fundit