31.5 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

Shpat Kasapi shfaqet pas incidentit në dasmë: Jam mirë si molla

- Advertisement -

Shpat Kasapi, pavarësisht se u raportua nga disa medie se u dhunua brutalisht në një dasmë ku ishte i ftuar si këngëtar, publikoi një tjetër foto, ku shfaqet pa asnjë shenjë, madje shkruan se është i shëndetshëm “si molla”.

“Jam mirë si molla. Mos abuzoni me shkrime o media abuzuese”, shkroi këngëtari krah fotos së publikuar në Instastory.

Shpat Kasapi do të na tregojë me çdo kusht që

Ky është reagimi i dytë i Shpatit, pas atij ku bëri me dije se gjithçka ishte një keqkuptim në dasmë.

“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit! Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin. Ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar”, shkroi ai në Instastory.

Shpat Kasapi do të na tregojë me çdo kusht që

Gjatë fundjavës, në shumë medie, qarkulloi lajmi se Shpati kishte pasur konflikte me dasmorët në një restorant në aksin rrugor Prishtinë-Mitrovicë. Sipas zërave, në sherr ishte përfshirë dhe dhëndri, madje u pretendua se Shpati ishte paraqitur i dehur në dasmë.

Të ngjashme

Të fundit