11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit në mesatare për 200 euro nga java e parë

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti në Vushtrri, ku i siguroi mësimdhënësit për koeficient 150 euro, “në mesatare rritje e pagave për 200 euro që në javë të parë“. Ai tha se mësimin gjithëditor do ta bëjnë edhe në pesë komuna të tjera.

“Modelin e mësimit gjithëditor në Kryeqytet, do ta bëjmë në – së paku – 5 komuna të tjera në Kosovë. Orar i plotë në shkollë, shujta të ngrohta, rafte për libra e çantat kilogramëshe që po deformojnë fëmijët tanë”, pohon Abdixhiku.

Abdixhiku zotohet edhe për  digjitalizim të shkollave si dhe për provim kombëtar për mësimdhënësit e rinj, “me qëllim të eliminimit të interferimeve politike dhe jo vetëm në vendet e reja të punës. Mësimdhënësit me poentim të lartë do të alokohen me automatizëm në vendet e hapura të punës”, shprehet ai.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit