Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë një shpërblim deri në dhjetë milionë dollarë për informacione që mund të ndihmojnë në ndriçimin e sulmeve kibernetike të kryera kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe siç deklarojnë ata, veçanërisht për sulmet në Mal të Zi gushtin e kaluar.
Billborde, të cilat reklamojnë një shpërblim për informacione që mund të çojnë në identifikimin ose vendndodhjen e çdo personi që ka marrë pjesë në aktivitete keqdashëse kibernetike, janë vendosur nga Ambasada Amerikane në disa lokacione në Podgoricë, shkruan Vijesti.me.
Teksti i reklamës është në gjuhën malazeze dhe ruse dhe thuhet se pagesa është e mundur edhe në kriptovaluta.
Siç tha nga Ambasada, qëllimi i reklamës është të mbledhë informacion nga individë të aftë teknologjikisht që aktualisht jetojnë në Mal të Zi dhe të cilët mund të dinë më shumë për sulmet.
“Oferta e çmimeve është e pakufizuar për sa i përket informacionit të kërkuar, dhe çmimet paguhen në raport me cilësinë e informacionit të dhënë”.
Sulmet në rrjetin informativ të Qeverisë së Malit të Zi filluan në gusht të vitit të kaluar, pas së cilës qasja në uebsajtet dhe emailet e tyre, si dhe në institucione të tjera si prokuroria, gjykatat, kadastra, të hyrat dhe administrata doganore u pamundësua për muaj të tërë.
Billbordet thonë se aktiviteti keqdashës kibernetik tregon nevojën për të mbrojtur ekosistemin dixhital.
“Informacionet në lidhje me sulmet e ransomware në sistemet e informacionit shtetëror, ndërhyrjet në zgjedhje ose aktivitetet kibernetike me qëllim të keq kundër infrastrukturës kryesore amerikane mund të raportohen duke ardhur në Ambasadën Amerikane në Podgoricë”.
Programi Shpërblime për Drejtësi i Departamentit të Shtetit është global në natyrë për të gjeneruar informacione vepruese që mbron amerikanët.
Programi i përgjithshëm ofron shpërblime për informacion mbi terrorizmin, ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet e SHBA-së dhe aktivitetin e huaj keqdashës kibernetik kundër SHBA-së.
Ekspertët e Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI) ndihmuan në tejkalimin e pasojave të sulmit kibernetik ndaj institucioneve shtetërore të Malit të Zi vitin e kaluar.