11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Shpallet ankandi i parë për parkun me energji solare, Kurti e quan ShBA-në aleat të fuqishëm

- Advertisement -
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë pritur në takim administratoren e USAID-it, Samantha Power, ku pas takimit të tre udhëheqësit kanë mbajtur një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast është shpallur edhe ankandin për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW.

Kryeministri Kurti, tha se më këtë projekt do të këtë çmime më të përballueshëm për qytetar dhe se do të mbrohet edhe ambienti e këtë e quajti lajm të rëndësishëm.

Kurti falënderoi ShBA-në për ndihmën në këtë fushë derisa tha se është një aleat i fuqishëm “që janë dëshmuar edhe sa i përket zhvillimit tonë të gjithëmbarshëm edhe sa i përket ndërtimit të demokracisë sonë”.

“Dua të filloj më një falënderim ndaj USAD për mbështetjen në energjinë e ripërtritshme. Pas agresionit ndaj Ukrainës si dhe krizës energjetike tani është e pa diskutueshëm se siguria energjetike është siguri kombëtare. Vizioni ynë është i qartë të garantojmë pavarësi energjetike, të garantojmë përballueshmeri financiare që të kemi zhvillim të hovshëm ekonomik”.

“Ankandi i parë i Kosovës përmbush secilin hap të vizionit tonë, përtej tij ky ankand përmbush edhe synimet e Qeverisë sonë. Ftoj kompanitë vendore e ndërkombëtare që të na bashkëngjiten në këtë projekt”, tha ai.

Administratorja e USAID-it, Samantha Power, tha se është optimist për rrugën që është duke e bërë Kosova, kjo sipas saj, falë qytetarëve të saj.

Me këtë projekt asjo tah se nuk do të diktohet më për mungesë e energjisë, raporton EO.

“Kemi mundësin që të lansojmë diçka që është aq e fuqishme dhe një emblemë për drejtimin që ekonomia e Kosovë dhe udhëheqësit e saj e kanë. Vizita ime deri më tani është optimiste për atë se ka po shkon Kosova. Nuk kam qenë për 25 vjet dhe po e shohë se sa ka arritur ky vend fal qytetarëve. Dje kisha mundësin që të provojë ajavrin që e prodhojnë ferment”.

“Një gjë është shumë e qartë Kosova e ka një të ardhme të ndritur dhe tani do të kemi një energji të se ardhmes, nuk do të kemi ndërprerje të energjisë nuk do të këtë këso diskutime më. Po ashtu çështja e çmimit. Kemi zgjedhur Kramovikun si vend sepse do të përfitojnë 20 mijë shtëpi. Qytetarëve do të i’u mundësoj që të jetë më lirë dhe më pastër. Se bashku do të punojmë që ta rrisim zhvillimin ekonomik, për demokraci”, tha ai.

Ministrja Artane Rizvanolli, tha se ky është një projekt prej 75 milionë eurove. Ajo garantoi se janë plotësuar të gjitha kushtet për kompanitë që duan të investojë, raporton EO.

“Ankandi ka rëndësi përtej investimit prej 75 milionë eurove, ajo shënon pikënisjen e një periudhe të re. Ndërtimi i kapaciteteve të energjisë së ripërtritshme përmes një procesi transparent. Kemi plotësuar të gjitha kushtet që kompanitë dëshirojnë që të investojnë në Kosovë. Ky rezultat vjen me një bashkëpunim më USAD, kemi shumë punë përpara për ta përmbushur vizionin tonë. Me këto bashkëpunime këto punë nuk i shohim si vështirësi”, tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit