Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta
Sherri fizik mes tyre ka ndodhur në vitin 2011, ku në atë kohë këngëtarja Rozana Radi raportoi në polici sulmin fizik nga mikesha e saj e atëhershme Rezarta Shkurta. Mendohet se motivi i kësaj zënke ishte bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha. Atëherë Rozana deklaroi:
Shtetasja Rezarta Shkurta më ka sharë dhe ofenduar duke më shkruajtur në inbox mesazhe me fjalët më banale që përmban fjalori i gjuhës shqipe. Më pas kjo shtetase më shkruan përsëri dhe më thotë se dua të të takoj, duke më kërkuar numrin e telefonit. më mori në telefon dhe më tha jemi tek ky Mercedezi me drita të fikura. Unë në këtë moment i hapa dyert, pasi i kisha të siguruara, dhe po prisja që ajo të vinte të hipte në makinë me qëllim që ta sqaronim problemin. Por ajo vjen, hap derën e shoferit ku isha unë dhe pa më folur fare u hodh sipër meje duke më qëlluar me grushte në çdo pjesë të trupit; më kishte bllokuar sediljen e parë dhe unë nuk mund të dilja nga makina. Në një moment, unë gjej mundësinë dhe dal nga makina për t’i shpëtuar kësaj shtetaseje, pasi ishte shumë e dhunshme dhe në të njëjtën kohë më shante me fjalë banale. Në momentin që unë dola jashtë, nga makina e saj doli edhe një djalë, i cili më kapi nga krahët dhe po më mbante, në një kohë që ajo filloi të më godiste përsëri. Personi i cili doli nga makina, ishte shtetasi Ermal Hoxha, i cili më tha se jam bashkëshorti i Rezartës. Në momentet që këta shtetas po më godisnin, aty po kalonte një makinë policie dhe unë menjëherë, sapo i pashë, u dola përpara dhe iu tregova ngjarjen.
Gjykata e shpalli Rezarta Shkurtën më pas të pafajshme.
Big Mama-Rovena Stefa
Big Mama u kap për flokësh me këngëtaren e muzikës popullore Rovena Stefa. Ajo u shpreh se Rovi i kishte marrë të dashurin. Artistja ka deklaruar se e kishte strehuar në shtëpi këngëtaren e muzikës popullore Rovena Stefa dhe e kishte ndihmuar që të ndërtonte një karrierë në Kosovë dhe si shpërblim, kjo e fundit “i kishte marrë të dashurin”. Rovena ka heshtur gjithmonë për këtë çështje.
Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi
Një prej sherreve më të hershëm ështëa i midis dy këngëtareve le të themi Divave, Leonora Jakupi dhe Adelina Ismaili. Gjithçka nisi gati një dekadë më parë në backstage-t e një koncerti, ku bëheshin parapërgatitjet për regjistrimet e një spektakli për Vitin e Ri. Ende nuk dihen arsyet se përse ato janë zënë atë kohë, veç thashethemeve se rrahja e tyre më shumë ka qenë për çështje politike sesa për çështje xhelozie. Në një intervistë që i është Adelina Ismajlit, ajo ka thënë se është shpallur e pafajshme nga rrahja.
Françeska Jace dhe ish-bashkëshortja e të dashurit të saj në atë kohë
Franceska Jace u kthye në protagoniste të një video skandaloze ku shfaqej duke dhunuar një tjetër vajzë në një nga dyqanet e Tiranës. Por nuk është sherri i parë ku Françeska është përfshirë. Ajo u bë pjesë e dhunës fizike me një femër, e cila thuhet se ishte ish-gruaja e të dashurit të saj atë kohë. Shkak i kësaj dhune, ku Françeska përfundoi me katër të qepura në buzë te Spitali Ushtarak, thuhet se u bënë thasheshemet që ajo përhapte për ish gruan e të dashurit, që ajo e kishte prezantuar si biznesmen.
Trejsi Sejdini
Në 2019 Trejsi u përfshi në një sherr të dhunshëm në njërin prej club-eve të Sarandës. Gjithçka ndodhi gjatë një mbrëmjeje, ku ajo dhe mikesha e saj, të veshura njësoj, janë përleshur me një vajzë. Gjatë konfliktit fizik njëra prej vajzave e thëriste Trejsin në emër, mirëpo modelja e tensionuar vazhdonte t’i kthehej personave me të cilët ishte e përfshirë në sherr.
Kejvina-Einxhell-Oriola
Në vitin 2019 Kejvina Kthjella dhe Oriola Marashi janë konfliktuar fizikisht me Einxhel Shkirën. Gjithë historia nisi pas disa batuave që Einxhell bëri për Kejvinën,pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës tek një spektakël kërcimi. Marashi dhe Kthella shkuan poshtë shtëpisë së Einxhellit për ta “sqaruar”, por debati degradoi në sherr fizik. Më pas Einxhel Shkira konfirmoi ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola thjesht kishte shkuar si “mbështetje” për shoqen e saj.
Kejvina dhe Françeska
E vërteta është që sherri mes Françeskës dhe Kejdinës ndodhi për një aksesor luksoz. Sherri ndodhi vetëm për një çantë “Channel” dhe detaje më shumë për këtë konflikt ka dhënë ish-banori i “Big Brother”, Ben Kasemi, i cili u shpreh se Kejvina dhe Françeska nuk flasnin me njëra-tjetrën dhe shkak ishte bërë një aksesor luksoz që Kejvina i kishte marrë borxh Françeskës e më pas e kishte humbur. Në një status në “Instastory”, Beni shkruante se arsyeja e sherrit mes dy vajzave, të cilat ai i quan ‘modele’, ishte një çantë e markës “Channel”.