Solisti i njohur Besnik Grajçevci, ka bërë të ditur se Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “SHOTA” nuk është përfshirë në festimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë.
Ai në një postim në Facebook ka kërkuar sqarime për mos përfshirjen e ansamblit të njohur kosovar në kremtimin e festës së madhe shqiptare.
“Pse nuk u përfshi Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “SHOTA” Republika e Kosovës, në Festimin e 110 vjetorit të Pamvarësis së Shqipëris në Tiranë? Pse nuk u realizua marrveshja e reciprocitetit për festimin e përbashkët të Festave Shtetrore?”, ka shkruar Grajçevci.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10228669852321895&id=1553390811&mibextid=Nif5oz