Sot u raportua për vdekjen e 18-vjeçares nga Gjakova, Era Grezda.
E reja e cila jetonte në Gjermani, humbi jetën si pasojë e një aksidenti me veturë mbrëmjen e djeshme, derisa bashkë me shoqëri po ktheheshin nga një festë.
Për vdekjen e saj kanë shkruar familjarë, miq e të njohur.
“Familjare miq ,ju njoftojm qe dje ne nje tragjedi me Auto nderroj jete Motra ime Era ,Era ishe e veqant zemra e motres tka dasht motra shume e do te don gjithmone me e Bukura nbote ,u prefsh ne paqe o shpirt i bardh”, ka shkruar motra e saj.
Përmes një tjetër postimi ka reaguar edhe një mikeshë e familjes Grezda.
“Era na ki kput zemren bre Era. Qofsh e xhehnetit Era shpirti yt i bardhe ndriqoft larte ne xhehnet. Gjithmone do te kujtoj te buzeqeshur si ne kete foto Era”, është shprehur ajo.
Familjarët kanë bërë të ditur se për varrimin e 18-vjeçares do të njoftojnë në vazhdim.