Ditët e fundit është vënë re në rrjet që janë shtuar masivisht komentet negative kundër Kiara Tito për aventurën e saj në “Big Brother VIP”, kryesisht nga fansat e Luizit apo nga publiku që nuk janë shumë dakord me zgjedhjet e saj, si në marrëdhënie ashtu edhe në lojë.
E ndërsa ka pasur edhe reagime të ndryshme ndaj komenteve, që shpesh kalojnë edhe në ofendime, një deklaratë e mikes së ngushtë të moderatores, Liesa Haxhiasllani, e cila herë pas herë flet për atë cka ndodh me Kiarën në reality show. Këtë herë ajo ka reaguar ndaj komenteve negative që i quan “cyber bulling”, teksa nuk merret aspak me arsyen e tyre apo atë cka Tito ka bërë, por habitet se si njerëzit pa e njohru zgjedhin ta ofendojnë në këtë mënyrë.
Nga ana tjetër, ajo nuk harron që të shpënrdajë edhe mesazhe dashurie dhe pozitivitet dhe sigurisht nuk harron ta mbështesë mikeshën e saj në këtë eksperiencë.