23.6 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

Shoqërohet në polici shtetasi i Shqipërisë i cili shkeli flamurin e Kosovës

- Advertisement -

Policia e ka shoqëruar në stacion shtetasin e Shqipërisë i cili sot e shkeli me këmbë flamurin e Kosovës.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Ai tani është duke u intervistuar. Më pas prokurori pritet të vendos se çfarë vepre do të klasifikohet ky rast”, deklaroi ajo.

Incidenti në fjalë ndodhi në qendër të Prishtinës, konkretisht te Kuvendi i Kosovës.

Aty ndërhyri qytetari Ramadani Nishori, i cili ia mori flamurin atij.

Të ngjashme

Të fundit