-3.5 C
New York
Monday, February 9, 2026

Buy now

Shoqërohen në polici mësimdhënësi dhe nxënësi pas rrahjes në shkollën ‘Pavarësia’ në Prishtinë

- Advertisement -

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë, ku një mësimdhënës dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi, duke e goditur disa herë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët e përfshira.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast. Aktualisht policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, deklaroi Pllana.

Gazeta Sinjali ka publikuar pamjet e momentit të incidentit

Të ngjashme

Të fundit