Shteti më pro-amerikan në botë, duket se i hatëroi Shtetet e Bashkuara në këtë fundjavë.
Hidhërimin për ndalimin e pagesës me dinarë serb në territorin kosovar, Amerika e shfaqi vonë të shtunën me një komunikatë, përmes kyediplomatit Jeffrey Hovenier.
Postimi në ditë vikendi po shihet si i pazakontë nga shoqëria civile e që duhet marrë me seriozitet nga institucionet në Prishtinë.
Shto këtu edhe mbylljen e komunave paralele serbe, gjë që sipas IKD-së, Kosova nuk duhet të veprojë njëanshëm.
Reagimi në fundjavë, qe i rrallë edhe për profesorin universitar, Gëzim Qerimi.
Por sado qëndrim i rreptë, trysnia e ShBA-së sipas tij, s’duhet të bie mbi ekzekutivin pasi rregullorja u nxor nga Banka Qendrore.
Thirrje për veprime të matura karshi serbëve nga Qeveria, Hovenier ka pasur edhe gjatë javës së shkuar.