Gjashtë organizata të shoqërisë civile iu kanë drejtuar deputetëve të Kuvendit me një letër publike në lidhje me reformën zgjedhore.
Në këtë letër thuhet se projektligji i ri për zgjedhjet përmban ndryshime të cilat cenojnë integritetin zgjedhor.
Sipas tyre, disa nga ndryshimet më problematike kanë të bëjnë me integritetin e kandidatëve, pavarësinë e KQZ-së dhe votat e kandidatëve.
“Projektligji i ri për zgjedhjet, i cili pritet të shqyrtohet si pikë e vetme në seancën e parë të sotme, në njërën anë, përveç teknikaliteteve, përmban edhe ndryshime të cilat besojmë që cenojnë integritetin zgjedhor, e në anën tjetër nuk adresojnë çështje të cilat do t’a përmirësonin nivelin e përfaqësimit demokratik në Kosovë. Disa nga ndryshimet më problematike të këtij projektligji kanë të bëjnë me integritetin e kandidatëve, pavarësinë e KQZ-së dhe votat e kandidatëve”, thuhet në letër.