Për monitorimin e garës politike të 28 dhjetorit, u akredituan mijëra komisionerë, bashkë me vëzhgues, ku shumica e tyre u takonin partive politike. Këta të fundit madje dyshohet se çuan deri në manipulim me rezultatet zgjedhore në qendra komunale të numërimit.
Nga shoqëria civile kërkojnë që Kosova të ndjekë modelin evropian, derisa një avokat thotë se stafi që merret me zgjedhje duhet të jetë i përgatitur nga profesionistët.






