10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

“Shoqe” e Vulinit? Këshilltarja e Kurtit akuzohet për spiunazh

- Advertisement -

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi në një intervistë për lajmi.net, ka folur për zhvillimet e fundit në rajon prej nga vjen.

Ai ka patur akuza të rënda për këshilltaren e kryeministrit që vjen nga lugina, Ardita Sinani.

Fillimisht sipas Arifit fotot që ka Sinani me shefin e BIA dëshmojnë se ata janë të afërt.

“Unë vetëm një foto e kam publikuar, ka qindra foto të Ardita Sinanit me Vulinin, një foto flet shumë, por ti kesh 100 foto flet hala ma shumë”, tha ai.

Më tutje ai ndalet te “bashkëpunimet” që kanë Sinani e Vulin në aspekte të ndryshme në Serbi.

“Prania në disa evente të përbashkëta, kontakti i vazhdueshëm në organizmin e takimeve dhe eventeve, të cilat janë dokumentu edhe me fotografi, dëshmojnë se është një mike e mirë e Aleksander Vulin”, theksoi kryetari Arifi.

E vet fakti se ajo është këshilltare e Qeverisë së Kosovës, njëkohësisht është edhe “shoqe” e Vulinit, ai thotë se kjo përveç “spiunazhë” tjetër sen nuk ka çka të jetë.

“Tani ajo është edhe këshilltare e një qeverie, dhe kjo për mua është shumë delikate sepse shpiunazha në nivele të larta ndryshe nuk bëhet, me një anë me shefin e BIA’së në anën tjetër këshilltare e qeverisë”, tha ai.

Për fund ai ka vetëm një pyetje.

“Për çka me kan shok me Vulinin?”, tha Arifi

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit