10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Shoqata “Ngritja e Zërit” dorëzon në Kushtetuese vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës drejtuar Qeverisë së Serbisë

- Advertisement -

Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një mori vendimesh të Gjykatës Supreme drejtuar Qeverisë së Serbisë, për kompensimin e dëmeve të luftës, raporton Ekonomia Online.

Jahir Bejta, kryetar i kësaj shoqate, ka thënë se kërkesa e tyre është që gjykatat kosovare mos t’i hedhin poshtë kërkesat e tyre për kompensim për dëmet e luftës nga Qeveria e Serbisë. Për këtë, ai ka thënë se edhe i kanë dorëzuar këto vendime në Kushtetuese.

Ai ka shtuar se, përpos në gjykatat vendore, do të kërkojnë drejtësi për krimet serbe edhe në gjykata ndërkombëtare.

“Të gjitha herët kur ka qenë interesi publik ne kemi qenë bashkërisht, në përpjeke për ta mbrojtur drejtësinë e viktimave të luftës. Ne Gjykatën Kushtetuese e kemi kaluar në Gjykatën Themelore dhe së fundmi kemi bërë kërkesë në Gjykatën Supreme. Tani jemi këtu për vendimet e Gjykatës Supreme në përputhje me Kushtetutën. Gjykatat tona janë të obliguara të implementojnë konventat ndërkombëtare, të cilat i mbrojnë të drejtat themelore të njeriut, por gjyqësori jonë po i hedh poshtë. Nuk ka diçka më të rëndësishme se jeta e njeriut dhe dinjiteti njerëzor. Gjykatat tona përpos që i refuzojnë, i rrezojnë palët, që të drejtat e tyre të mohuara t’i kërkojnë nëpër gjykatat e Beogradit. Kjo është e papranueshme, kjo është më shumë se fyerje, më shumë se vrasje, humbje e dinjitetit”, ka thënë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit