Shoqata “GERCEK” në Prishtinë sot ka nisur një iniciativë për grumbullimin e gjësendeve të ndryshme që do të u dërgohen qytetarëve të prekur nga tërmeti në Turqi.
Kjo iniciativë ka filluar pas tërmetit 7.8 ballësh të Rihterit të ndodhur në Turqi mëngjesin e së hënës e ku la të vdekur mijëra persona.
“Nën koordinimin e shoqatës GERCEK dhe shoqatave të ndryshme nga sot nis iniciativa e grumbullimit të gjësendeve të ndryshme për t’i ndihmuar vëllezërit tonë në Turqi” thuhet në njoftimin e shpqatës.
Siç thuhet në njoftim Qorape, batanije, veshmbathje, qizme, dorëza dimri, të brendshme, pampersa për fëmijë, biberon, ushqime konservë, termos, powerbank janë vetëm disa nga gjësendet që kërkohen, ndërkaq listën e plotë mund ta shihni më poshtë.
Ndërkaq adresa ku duhet të dërgohen gjësendet është:
Rruga Lidhja e Prizrenit, nr 129 / Tophane / Bashkësia Lokale (Mbrapa Viva Freshit