Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj një ekspozite publike për “Masakrën e Dubravës”, duke e cilësuar përmbajtjen e saj si shtrembërim të së vërtetës dhe përdhosje të viktimave.
Në reagimin e saj, shoqata ka kërkuar përgjegjësi nga Kuvendi i Kosovës për miratimin e kësaj përmbajtjeje, duke e quajtur atë skandaloze. Po ashtu, u bëhet thirrje organeve ligjzbatuese, përfshirë Prokurorinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë, që të nisin hetime për identifikimin e autorëve.
Sipas shoqatës, veprime të tilla dëmtojnë të vërtetën historike dhe shërbejnë si propagandë në favor të Serbisë, ndërsa heshtja institucionale është cilësuar shqetësuese.
Në fund, kërkohet anulimi i menjëhershëm i ekspozitës dhe largimi i saj nga hapësira publike.






