7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Shoqata e Sigurimit Fizik të KEK-ut paralajmëron grevë urie

- Advertisement -

Nexhat Murati, kryetari i Shoqatës Sindikale të Sigurimit Fizik ka thënë se protestat e këtyre punëtoreve do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Ai në emisionin”Ditari” në Tëvë 1 tha se kanë bërë kërkesë në Komunë të Prishtinë për vendosjen e një tende dhe sapo të miratohet do të fillojnë me grevë urie.

“Na punojmë në një gjendje të mjerueshme në KEK, kemi telashe dhe kemi të rrahur punëtore të sigurimit fizik, kemi edhe të plagosur…me 250 euro kemi punuar deri pak para në fillim të vitit që kemi hyrë, tash 350 euro, por nuk i përmbush kërkesat kurqysh…Deri tan ii kemi 200 protesta se paku, sot kam bërë këtë kërkesë në Komunë  e Prishtinës për grevë urie dhe do të vazhdojmë deri në fund. Kjo do të ndodh sit ë na lejohet nga Komuna për me e vendos një tendë. I kemi dhënë afat KEK-ut për dy javë ditë për kërkesat tona më i realizu, nëse jo do të futemi në grevë dhe nuk do t’i ndalim asnjëherë deri në realizimin e kërkesave tona…”.

Ai ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës pasi sipas tij, nuk është duke e përmbushur premtimin e dhënë tash e sa kohë.

“Për fat  të keq na ka premtuar LVV në vitin 2013/14/15, ku ka shkruar shumë për neve se si po na shkeljen të drejtat, tani për fat të keq nuk e di çfarë po bëhet…Kemi biseduar me Ministrinë e Ekonomisë dhe nuk dinë as vet çfarë më na thënë…”, ka shtuar ai.

Ndryshe, këta punëtore gjatë protestës së të premtes janë përleshur me Policinë e Kosovës, pasi kanë tentuar që të futen në objektin e kompanisë.

Ata kanë protestuar për të tretën herë radhazi brenda këtij viti për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.

Ata gjatë protestës kanë mbajtur edhe pankarta në duar në të cilat shkruante “ Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite!”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit