13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës reagon ndaj deklaratave të fundit të deputetëve, zyrtarëve të lartë të Qeverisë dhe personave të tjerë publikë

- Advertisement -

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës reagon fuqishëm ndaj deklaratave të fundit të deputetëve, zyrtarëve të lartë të Qeverisë dhe personave të tjerë publikë lidhur me etiketimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj dhe Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shte​tit, z.Besim Kelmendi.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës është  e bindur se këto deklarata kanë për qëllim që të përçojnë mesazhe tendencioze politike dhe bëhen për nevoja të agjendave të caktuara publike, me ç’rast shërbehen me fakte të pabazuara dhe përdorin një gjuhë denigruese kundër personaliteteve dhe bartësve të institucioneve prokuroriale dhe si të tilla janë në kundërshtim të plotë me misionin dhe rolin që ka Prokurori i Shtetit.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës thekson se sulmet e fundit nga pushteti dhe palë të tjera në kuadër të mediumeve të vendit ndaj përfaqësuesve të sistemit prokurorial janë tendencioze dhe qëllimkëqija dhe nuk kanë se si të quhen ndryshe përveçse tentime për ndikime të dëmshme, sjellje të papranueshme dhe të rrezikshme, që përpiqen të ndikojnë në cenimin e pavarësisë së Prokurorit të Shtetit kur dihet saktë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet nuk e durojnë një sjellje të tillë dhe veprim kundër vlerave që i kërkon sundimi i ligjit

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit