-9.6 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Shoqata e Prokurorëve reagon për gjuhën ofenduese të deputetit Hisen Berisha ndaj U.D Kryeprokurorit të Shtetit

- Advertisement -

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës, përmes këtij reagimi publik, shpreh indinjatën e thellë dhe shqetësimin në vazhdën e sulmeve dhe shpifjeve që po bëhen në adresë të prokurorëve.

Në intervistën e dhënë për portalin “Paparaci”,  intervistë kjo, e publikuar dje, më 14 gusht 2023, deputeti Berisha ka ofenduar dhe fyer rëndë  dhe me një gjuhë shumë të ulët dhe shpifëse ndaj  U.D të Kryeprokurorit të Shtetit,  Besim Kelmendi,  për shkak se ai në bazë të mandatit të dhënë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës,  është duke e ushtruar detyrën e tij si U.D i Kryeprokurorit të Shtetit.

Shoqata e Prokurorëve dënon fuqishëm gjuhën denigruese të përdorur nga deputeti Berisha dhe thekson se format e tilla të përdorimit të gjuhës nënçmuese,  ofenduese dhe mbi të gjitha shpifëse janë të papranueshme dhe të drejtuara jo vetëm ndaj dëmtimit të integritetit të U.D Kryeprokurorit Kelmendi, por edhe ndaj autoritetit tërësor të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Shoqata e Prokurorëve, vlerëson se mbrojtja e pavarësisë dhe e autoritetit të prokurorëve është thelbësore dhe tejet e rëndësishme, andaj gjuha e tillë e përdorur është e patolerueshme dhe në kundërshtim me rregullat në një shoqëri moderne dhe demokratike.

Ju bëjmë me dije se Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm pranë prokurorëve dhe konfirmon përkrahjen dhe mbështetjen e pa rezervë të punës të u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi në ushtrimin e funksioneve të tij si U.D i Kryeprokurorit të Shtetit, duke i inkurajuar për përmbushjen e mandatit të tyre.

Ne si Shoqatë e Prokurorëve të Republikës së Kosovës jemi thellësisht të shqetësuar dhe një herit ju bëjmë thirrje të gjithë akterëve me peshë në jetën politike, ekonomike, sociale të   përmbahen nga përdorimi i gjuhës ofenduese, nënçmuese, denigruese dhe shpifëse ndaj secilit prokuror.

Edhe një herë e potencojmë dhe sigurojmë gjithë opinionin publik se ne jemi këtu për zbatim të ligjit në mënyrë të drejt, të paanshme korrekte dhe mbi të gjitha profesionale në mënyrë që të krijojmë ambient të sigurt juridik për secilin qytetar të vendit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit