Këto pamje tronditëse tregojnë momentin kur një grua rrihet barbarisht nga kunati i saj dhe një shoku i tij.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në Indi, ku kunati e rrahi me shkop hokeji kuantën për shkak se lindi vajzë.
Viktima quhet Meena Kashyap, ndërsa mediat raportojnë se ajo u dhunua edhe për shkak të pajës.
Familja e saj i kishte dhënë familjes së burrit rreth 10 mijë euro për dasmën.
Por tashmë tradita ka ndryshuar dhe familja e burrit mund të kërkojë sërish para, sidomos kur gruaja lind fëmijë.
Dy dhunuesit janë arrestuar pas rrahjes së 35-vjeçares.

