-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Shokuese! Kanye West i kërkoi Bianca-s që ta shihte teksa bënte seks me të ëmën e saj?

- Advertisement -

Reperi i famshëm, Kanye West, dyshohet se i ka thënë bashkëshortes së tij, Bianca Censori, se donte të bënte seks me mamanë e saj ndërsa ajo shikonte aktin.

“Page Six” ka siguruar dokumentet, në të cilat thuhet se ish-asistentja e themeluesit të “Yeezy”, Lauren Pisciotta, bëri këto akuza në një padi, ku gjithashtu akuzoi reperin për drogim dhe sulm seksual ndaj saj.

Pisciotta, e cila ka punuar me krijuesin e hiteve nga viti 2021 deri në 2022, pretendoi se “fiksimet seksuale” të West përfshinin dëshirën e tij për të kryer marrëdhënie seksuale me mamatë e vajzave me të cilat ka qenë i lidhur.

“Është hall serioz”/ Erjola Doçi: Unë e Shqipja s’po gjejmë dot partner për të kaluar jetën

Modelja e “OnlyFans” pretendoi se nëna e Bianca-s, Alexandra Censori, ishte në “listën e tij” të fantazive, përpara se ai dhe Bianca të martoheshin në dhjetor 2022.

Ajo e përshkroi arkitekten e “Yeezy” si “pjesëmarrëse/punonjëse në festat seksuale sipas kërkesës” të reperit, duke shpjeguar në padi se West kishte folur me Bianca-n rreth kësaj kërkese përpara se mamaja e saj të kthehej nga Los Angeles-i në Australi.

Pisciotta përmendi një mesazh të pretenduar të dërguar më 28 shtator 2022 mes West-it, 47 vjeç, dhe Bianca-s, 29 vjeç, që shkruante: “Dua të bëj seks me mamanë tënde. Para se të largohet”.

Pisciotta pretendoi se reperi i këngës “Heartless” i dërgoi një screenshot të mesazhit dhe e pyeti: “A duhet të shtoj ‘e kisha fjalën që dua të më shikosh teksa bëj seks me mamanë tënde’?”.

Censori, e cila kishte vizë pune, dyshohet se iu përgjigj West-it në një mënyrë “të imponuar dhe të kërkuar nga [West]” për të ruajtur vendin e saj të punës.

Sipas dokumentit të paraqitur, ky është mesazhi që ajo i shkroi: “(Alexandra është) e martuar. Unë do të bëj seks me dikë tjetër këtë fundjavë dhe do të ta tregoj kur të ritakohemi”, supozohet se i është përgjigjur Bianca.

Në padinë në fjalë, Pisciotta gjithashtu akuzoi ish-shefin e saj se i kishte përzier pijen me një “drogë të paidentifikuar” dhe e kishte sulmuar gjatë një sesioni në studio me Sean “Diddy” Combs në Santa Monica, Kaliforni.

Ish-punonjësja e “Yeezy” pretendoi se West i kishte porositur një pije dhe nuk kaloi shumë kohë derisa ajo filloi të ndihej “e çorientuar” dhe se “nuk kishte kontroll mbi trupin e saj”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit