3 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Shokuese, ish-këshilltari i Kurtit: Më mirë është qeverisur në Kosovë në kohën e Millosheviqit, sesa pas luftës nga PDK-ja dhe LDK-ja

- Advertisement -

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi, ka deklaruar se ka pasur momente kur më mirë është qeverisur në Kosovë në kohën e “Kasapit të Ballkanit”, Slobodan Millosheviq, sesa pas luftës nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Analisti Gashi ka thënë se ka pasur momente kur është qeverisur në mënyrë më brutale gjatë kohës së PDK-së dhe LDK-së se sa në kohën e Milosheviqit, kohë kur sundonte periudha e apharteidit.

“LDK-ja e ka kuptu që e ka dhënë një kontribut, jo fort të vogël, në ato qeverisjet, jo qeverisjet, në atë regjimin kriminal që e ka sundu Kosovën krejt dekadën e kaluar…LDK-ja ka reflektu dhe për mendimin tem e ka bërë një reformë. Çka ka ndodhur? E ka pru në krye të LDK-së një person i cili për krejt dekadën e kaluar nuk i ka shërbyer asnjëherë atij regjimi kriminal që e ka sundu Kosovën në mënyrë barbare, bile bile ka momente që edhe më barbare se sa regjimi kriminal okupues i viteve 90-ta” – tha Gashi në T7 (mund ta dëgjoni nga minuta e 56 deri në minutën 57:07).

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit