0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

‘Shokohet’ rrjeti, Khloe dhe Tristan në pritje të fëmijës së dytë

- Advertisement -

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë gati për të pritur lindjen e fëmijës së tyre të dytë nga një nënë surrogate.

Ne mund të konfirmojmë se True do të ketë një motër ose vëlla që u ngjiz në Nëntor”, tha një burim i afërt me Khloe për “Metro”. “Khloe është tejet mirënjohëse për nënën e jashtëzakonshme zëvendësuese për një bekim kaq të bukur. Do të dëshironim mirëkuptim dhe privatësi kështu që Khloe mund të fokusohet në familjen e saj”.

Sipas revistës britanike, bebja u ngjiz përpara se Khloe dhe publiku të merrnin vesh lajmin e tradhtisë së radhës së Thompson, nga e cila u lind një fëmijë në muajin Dhjetor. Nëna e djalit, Maralee Nichols tha se fëmija ishte i sportistit dhe testi i atësisë e vërtetoi këtë, ndërsa Thompson i kërkoi falje Khloe për “dhimbjen dhe poshtërimin gjatë viteve”.

Burime për “TMZ” janë shprehur se lindja e fëmijës me Khloe është “e pashmangshme”.

Në Qershor, Khloe u detyrua të sqaronte se nuk po del sërish me Tristan. Ajo u nda prej tij pas skandalit të tradhtisë,  i cili u shfaq edhe në serialin e familjes “The Kardashians” dhe dyshja nuk është më bashkë.

Dyshja kanë pasur herë pas here shkëputje që prej kur u lidhën në vitin 2016 e më pas lindën vajzën True në 2018. Në vitin 2019, u përfol një raport i tij me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, e cila solli edhe prishjen e miqësisë mes vajzave. Në vitin 2021, pasoi një tjetër skandal ku Tristan ishte protagonist pasi ishte parë nën shoqërinë e tre femrave në Los Anxheles me të cilat hyri në një dhomë gjumi.

Lajmi është komentuar menjëherë në platformat sociale duke e konsideruar Khloe një tapet që e shkelin, pa respekt për veten ose vajzën e saj dhe pa vetëbesim. Të tjerë i kanë dalë në mbrojtje duke thënë se ajo nuk ishte në dijeni të faktit se Tristan do të bëhej baba i fëmijës me Nichols. Komente të tjera vendosin në dyshim nënën surrogate sepse e konsiderojnë edhe një opsion për të fshehur një tradhti të radhës nga Thompson.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit