Deklarata e ish-shokut të Gjestit, Petro Gojanit, në “Weekend” dy javë më parë bëri bujë në rrjet.
Ai e quajti mosmirënjohës Gjestin, ish-konkurrentin e BBVK-së, pasi ky i fundit e kishte hequr Petron nga lista e ndjekësve në platformën e Instagramit, transmeton Klankosova.tv.
Pas deklaratave të Petros, Gjesti doli me një video duke thënë se ai asnjëherë nuk është treguar mosmirënjohës ndaj shoqërisë së tij.
Për këtë, Petro Gojani pati për të thënë diçka këtë të shtunë po në emisionin “Weekend”.
Kuptojeni nga videoja e mëposhtme se çfarë mesazhi i dërgoi ai Gjestit.