10 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Shokë apo më shumë? Sheila dhe Kledi iu japin fund dyshimeve…

- Advertisement -

Prej disa javësh dy ish-banorët e “Big Brother Albania VIP” Kledi Hysa dhe Sheila Haxhiraj janë përfolur për një lidhje dashurie. E dukej se këto dyshime u finalizuan pas postimit të një fotoje ku ata ishin të përqafuar e të buzëqeshur.

Por e vërteta qenka ndryshe…

Po mesa duket bëhet fjalë vetëm për klipin e një kënge të rë të Sheilës që e kanë realizuar së bashku.

“Për të gjithë ju kuriozët që më keni bërë pyetje sot në orën 18:00 do të merrni përgjigje”, shkroi Kledi më herët.

Kënga e Sheilës u publika pak më parë, dhe Kledi është protagonist në video. Ata shihen shumë të afërt dhe duket që kanë patur shumë kimi edhe teksa xhironin.

Siç këngëtarja ka zbuluar, “Më e mira” është kënga e parë e albumit të saj me titull “ASTRAL”. Krahas bashkëpunëtorëve, Sheila ka falënderuar edhe Kledin, për të cilin shkruan:

“Një falënderim në veçanti është për ty Kledi, që i ke dhënë ndjenjë dhe dashuri këtij projekti.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit