Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, për të cilën i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Gjatë kësaj seance të cilën po e ndjek nga afër gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, u zbulua mesazhi që Granit Plava ia dërgoi Naim Murselit një natë para vrasjes.
“Më 28 nëntor të vitit 2023, në orën 19:41, i keni dërguar mesazh Graniti me përmbajtjen ‘shok, me siguri nesër përfundon’, tha gjykatësja.






