14 persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në Prekoc të Novobërdës pasditen e së martës.
Një gjë të tillë e ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, duke shtuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.
Sipas policisë, drejtuesi i autobusit e ka humbur drejtimin duke kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe duke u përplasur me veturën.
Prekoc, Novobërdë / 02.04.2024 – 13:15. Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit 14 persona kanë pësuar lëndime trupore . Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.
Në konsultim me prokurorin, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.