Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet që po zhvillon atje ai po shoqërohet edhe nga ambasadori i Kosovës, Ilir Dugolli.
Ky i fundit, përveç ambasador, e ka edhe detyrën e shoferit të Kurtit.
Mirëpo mosrepektimin e ambasadorëve të Kosovës nuk e la me kaq vetëm Kurti, këtë e bëri edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë vizitës në Panama, bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme, Erika Mouynes dhe Kryepeshkopin e Panamasë, José Domingo Ulloa, ku kanë zbuluar shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza, Vjosa Osmani i dha edhe një detyrë tjetër ambasadores.
Në fotografitë e publikuara nga vetë Osmani shihet teksa bie shi dhe detyrën e asistentes për mbajtjen e çadrës e ka ambasadorja nga Kosova në Panama, Heroina Telaku.
