26.4 C
New York
Saturday, August 16, 2025

Buy now

Shkyçja e bizneseve nga rryma, Bajrami: Sot po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, fajtor për shkyçjen e bizneseve nga rryma e ka bërë Qeverinë Kurti.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë se me veprimin e sotme po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit për ekonominë.

Sipas saj, shkyçja e dhunshme e bizneseve nga rryma është persekutim.

“Për të kundërshtuar dhe shprehur shqetësimin tonë lidhur me shkyçjen e mbi 1300 bizneseve. Sot përfundimisht po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit. Ka instaluar të dëgjueshmit e tij në ZRRE dhe në çdo institucion tjetër. Sot shkyçja e dhunshme është persekutim. I bëjmë thirrje prokurorisë speciale që të merret me institucionet siç janë ZRRE dhe të tjera”, ka thënë ajo.

Sipas saj, në këtë veprim ka dorë edhe mafia energjetike.

‘‘Qytetarët duhet ta dinë që po paguajnë për mafinë energjetike. Faturat për ekonomi familjare ka kohë që janë dyfishuar. Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit. Kjo politikë, disa biznese do ti mbyllë në tërësi, disa do të largohen për në vendet fqinje’’, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit