“Shkurtim fondeve të NATO-s”, presidenti i SHBA: Pse të paguajmë kur ata nuk na përgjigjen?

- Advertisement -

Donald Trump vuri sërish ën dyshim mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për NATO-n, teksa kritikat e tij kanë ardhur në rritje për reagimin e aleancës në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan shprehu zhgënjimin e tij me vendet europiane të NATO-s që refuzuan të ofronin mbështetje materiale për Shtetet e Bashkuara, ndërsa bëhen katër javë që nga fillimi i luftës.

“Ne shpenzojmë qindra miliarda dollarë në vit për NATO-n, qindra miliarda për t’i mbrojtur ata, dhe gjithmonë kemi qenë aty për ta, por tani, duke pasur parasysh veprimet e tyre, mendoj se nuk duhet të jemi, apo jo?”, tha Trump.

Aleatët evropianë nuk u konsultuan nga Shtetet e Bashkuara për vendimin e tyre për të sulmuar Iranin në fund të muajit të kaluar, dhe shumë udhëheqës në aleancë e kundërshtuan veprimin.

Presidenti ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me aleancën dhe në momente të ndryshme ka bërë komente që kanë provokuar pyetje në lidhje me gatishmërinë e tij për t’iu përmbajtur Nenit 5 të NATO-s, i cili thotë se një sulm kundër një shteti anëtar është një sulm ndaj të gjithëve.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi edhe njëherë negociatat me Iranin, duke bërë thirrje për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, të cilës i vendosi gabimisht emrin e tij.

“Irani duhet të hapë Ngushticën e Trumpi – dua të them, Hormuzin. Më falni, ishte një gabim kaq i tmerrshëm. Mediat e lajmeve të rreme do të thonë se e thashë gabimisht, por nuk ka gabime me mua”, shtoi presidenti i SHBA.

Iranit vazhdon të mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, nga ku normalisht transportohen 20 milionë fuçi naftë në ditë, duke nxitur një rritje historike të çmimeve globale të energjisë.

Të ngjashme

Të fundit