Arbër Behluli, djali i artistes Shkurte Fejza ka dhënë intervistën e tij të parë në media ku ka folur më shumë rreth jetës së tij, profilit, angazhimeve dhe vendimit për t’u futur në politikë.
Teksa foli për shkollimin e tij dhe angazhimet larg syrit të publikut, Arbëri zbuloi se po pret që të bëhet baba, pasi bashkëshortja e tij Erza është në pritje të ëmbël.
Për #Gjesi ai zbuloi momentin emocionues kur ia dha nënës së tij lajmin se do ta bëjnë gjyshe.