Shkurte Fejza nderohet me “Çelësin e qytetit të Tiranës” nga Erion Veliaj.
Shkurte Fejza është nderuar me “Çelësin e Tiranës”, të cilin ia ka dhuruar kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.
Artistja e madhe u nderua vetëm pak ditë para koncertit të madh të 50-vjetorit të karrierës, që do ta mbajë në Sallën e Kongreseve me 20 qershor.
E nderuar për vlerësimin artistja shqiptare në rrjetet sociale mes tjerave ka thënë se u përmbush ëndrra e saj rinore për Shqipërinë.