Komuna e Suharekës e ka shpallur “Qytetare Nderi” të kësaj komune këngëtaren e njohur Shkurte Fejza
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Ai shkroi se përmes një ceremonie zyrtare do të nderohet emri dhe veprimtaria e saj.
“Me miratimin e Asamblesë komunale këngëtarja e njohur Shkurte Fejza merr titullin “Qytetare Nderi” e komunës tonë. Natyrisht përmes një ceremonie zyrtare do të nderohet emri dhe veprimtaria e saj.Bali Muharremaj”, shkroi Muharremaj.