-2 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

Shkupi sot brohoret fuqishëm për drejtësi për liderët e UÇK-së në Hagë

- Advertisement -

Rrugët e Shkupit sot do të mbushen me mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët do të protestojnë kundër padrejtësive në Hagë.

Protesta e cila pritet të fillojë nga ora 13:00, ka marrë mbështetjen nga shumë politikan e qytetarë, ani pse kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski tha se kanë formuar shtab të krizës për të ndjekur protestën e OVL-UÇK, duke theksuar se nuk e mbështesin protestën.

Kryetari i BDI dhe ish-komandanti i UÇK, Ali Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës për të kërkuar drejtësi.

“… më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë.

Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë.

Liria ka emër, UÇK. Dhe ky emër mbetet pjesë e identitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar.

“Ju ftoj të gjithëve që nesër të jemi bashkë”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka dhënë mbështetje kësaj proteste

“Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se për këtë çështje ka biseduar në telefon me ish-presidentin Thaçi.

Kurse, kryetari i komunë së Prishtinës, Përparim Rama tha se do të jetë krah “bashkëkombasëve të mi” në mbrojtje të vlerave

“Pas Prishtinës 🇽🇰 dhe Tiranës 🇦🇱 , edhe Shkupi ngre zërin për drejtësi. Kjo është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si popull. Shpreh mbështetjen time për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe të gjitha trevave që nesër protestojnë në mënyrë paqësore, në mbrojtje të UÇK-së, si vlerë e patjetërsueshme kombëtare. 🇦🇱 Si kryetar i kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të jem gjithmonë krah bashkëkombësve të mi. Forca jonë si popull qëndron te uniteti, respekti dhe mirënjohja. Shkupi, Prishtina është me ju”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit