Ekipi shqiptar, Shkupi ka pësuar humbje ndaj Rovers në kualifikueset për Evropa Ligë.
3:1 është mposhtur ekipi nga Maqedonia e Veriut ndaj kundërshtarit irlandez, Shamrock Rovers.
Vendasit ishin ekip më i mirë gjatë gjithë takimit, duke shënuar dy herë në portën e ekipit shqiptar.
Ishte fillimisht Burke që tundi rrjetën në minutën e 13.
Në të 29-tën shënoi sërish Rovers, me anë të Watts.
Pjesa e parë u mbyll me fitore 2:0 nga ekipi vendas.
Pjesa e dytë ishte e baraspeshuar nga skuadrat.
Në minutën e 77` ishte Shkupi që arriti të ngushtojë epërsinë.
Queven shënoi për rezultatin 2:1.
Për rezultatin final 3:1 u përkujdes Neill në minutat shtesë të ndeshjes.
Mbetet të shihet në ndeshjen e kthimit (më 9 gusht), e cili ekip do të kalojë tutje.