26.4 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Shkupi fiton “derbin e shqiptarëve” ndaj Shkëndijës, Struga e Duros triumfon në transfertën e Tikves

- Advertisement -

Derbi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, mes Shkupit dhe Shkëndijës përfundoi me fitoren minimale 1-0 të vendasve. Takimi vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 37’, kur Trapanovski zhbllokoi takimin dhe realizoi golin e triumfit për Shkupin. Pavarësisht tentativave të vazhduara nga ana e Shkëndijës për të gjetur golin e barazimit, kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 1-0.

Pas javës së 17-të të kampionatit maqedonas, Shkupi kryeson me 35 pikë, teksa Shkëndija renditet në vend të tretë me 32 pikë.

Struga nga ana tjetër, fitoi me përmbysje me rezultatin 2-3 ndaj Tikves, në një takim që dha spektakël golash. Takimi u zhbllokua në minutën e 6’, moment në të cilin vendasit morën avantazhin pas autogolit të Zguros, ndërsa në minutën 13’ Ivankovski dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij.

Megjithatë Radeski do të barazonte për Strugën në pjesën e parë, duke shënuar golin e parë në minutën e 37’ dhe atë të “paqes” momentale në minutën e 42’. Takimi u vulos në minutën e 82’, me Georgievski-n që përmbysi gjithçka dhe i dhuroi fitoren skuadrës së Shpëtim Duros.

Pas javës së 17-të Struga renditet në vend të dytë me 33 pikë, dy më pak se Shkupi kryesues, por me ekipin e Duros që numëron një ndeshje më pak, teksa Tikves renditet në vend të gjashtë me 22 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit