Shkumbin Demaliaj, ish-deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar se tashmë ai ka hyrë zyrtarisht në garë për zgjedhjet lokale të tetorit në Komunën e Deçanit.
Në adresimin e tij, ai ka hedhur kritika ndaj ish-partiakëve të tij duke thënë se ai dhe lista e tij janë për të ‘‘kthyer institucionet e uzurpuara dhe të keqpërdorura nga klane dhe familjarë’’.
Postimi:
Nga sot, Iniciativa Qytetare Demokracia në Deçan, i ka hyrë garës për Komunë për zgjedhjet lokale të tetorit.