1.5 C
New York
Wednesday, March 4, 2026

Buy now

Shkumbin Demaliaj i hyn garës për kryetar të Deçanit

- Advertisement -

Shkumbin Demaliaj, ish-deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar se tashmë ai ka hyrë zyrtarisht në garë për zgjedhjet lokale të tetorit në Komunën e Deçanit.

Në adresimin e tij, ai ka hedhur kritika ndaj ish-partiakëve të tij duke thënë se ai dhe lista e tij janë për të ‘‘kthyer institucionet e uzurpuara dhe të keqpërdorura nga klane dhe familjarë’’.

Postimi:

Nga sot, Iniciativa Qytetare Demokracia në Deçan, i ka hyrë garës për Komunë për zgjedhjet lokale të tetorit.

Unë dhe lista ime, jemi këtu për t’ua kthyer dinjitetin instituciunal, moral e njerëzor.

Për t’ua kthyer institucionet e uzurpuara dhe të keqpërdorura nga klane dhe familjarë të udhëheqësve aktualë.

Të ngjashme

Të fundit