Analisti politik Armand Shkullaku ka thënë se vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, sa i përket situatës me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, janë të pakuptimta.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka pohuar se Kushtetuesja, me vendimet e fundit, ka vepruar si një mësues në shkollë, duke thënë: “duhet ta bësh këtë gjë, nuk po e bën, por kjo nuk është mirë”.
I njëjti u shpreh se Gjykata Kushtetuese, në raste të tilla, duhet të marrë vendime që krijojnë precedent dhe ligj.
“Edhe në rastin e kryetarit, edhe tani me nënkryetarët, po e lë prapë situatën pa zgjidhje, po krijon edhe precedent të rrezikshëm, si ky që është tani me Listën Serbe.”
“Lista Serbe, me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, praktikisht ka të drejtën e vetos: ‘ose ky kandidat, ose s’ka’”, tha Shkullaku. /Klankosova.tv